Në ditën e shtatë të fushatës zgjedhore, kandidati për president nga radhët e AAK-së Ramush Haradinaj ka vizituar sot një grup fermerësh dhe një fabrikë mobiliesh në Suharekë.
Ai me këtë rast tha se Kosova ka potencial të madh zhvillimi dhe garanci për këtë janë bizneset vendore, punën e të cilave po e përcjellë nga afër.
“Gjatë vizitës në Suharekë, takova një grup fermerësh e gjithashtu vizitova fabrikën e mobilieve “Te Naseri”. I impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për punë, veçanërisht grave ndërmarrëse, të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen shembuj suksesi’, shkruan Haradinaj në Facebook./KosovaPress