Krejt zërat e bashkësisë ndërkombëtare perëndimore i ka kundër vetes që “formalitetit që kanë të bëjnë me aspekte të miratimit” (lexo: nënshkrimi/firmosjes) të Marrëveshjes Bazë “të mos qëndrojnë pengesë” në zbatimin e detyrimeve, por Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i flaki sërish tutje mbarë ato duke thënë nga Viena se “hapi i parë dhe më i rëndësishmi” është pikërisht vendosja e firmës mbi dokumentin frankogjerman.
Madje, Kurti tha se saktësisht kjo “marrëveshje gojore” në shkurt dhe mars dhe mospërkthimi i saj në zbatim për shkak të mungesës së nënshkrimit, “përkeqësoi gjendjen në terren”, ndërsa i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare “të ushtrojë presion më të madh mbi Beogradin për të nënshkruar”.
“Është ky lloj rezervimi (për të mos nënshkruar) pas pajtimit që përkeqësoi gjendjen në terren”, u tha Kurti të pranishme në Forumin Ekonomik të Vjenës. “Pra, eskalimi ndodhi sepse pavarësisht marrëveshjes gojore në tekst konkret nuk u shkrua, e madje as në margjinat e Samitit të Këshillit të BE-së më 26 tetor”.
Në mënyrë që të arrihet në normalizim të marrëdhënieve Kurti tha se marrëveshja dy-gjermanëshe duhet të zbatohet – dhe “të firmoset njohja ‘de facto’”.
Këtu ai nisi të frazojë një seri rimash rreth “këtyre rezervimeve” që sipas tij dërgojnë sinjale “te ekstremistët e dhunshëm në terren por edhe te aparati shtetëror serb”.
“Dhe saktësisht këto lloj rezervime ku atë që thuani dhe atë që bëni, çfarë nënshkruani e çfarë jo, çfarë zbatoni ose jo nuk kanë kuptimin e njëjtë, dërgon ektremist të dhunshëm në terren por edhe në aparatin shtetëror si dhe sinjale që çojnë në destabilizim”.