Me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, “Al Trade” sot qytetarëve të Prishtinës po iu ofron edhe një dyqan të ri në kompleksin ‘Linda Premium Residence’, në Veternik.
Në hapje të kësaj pike të re të “Al trade Market”, ishte i pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili tha se përveç zgjerimit të kompanisë “Al Trade”, kompania po vazhdon të hap vende të reja të punës edhe në kohë pandemie.
Rukiqi theksoi se kompanitë, përkundër të gjitha sfidave në këtë kohë krize ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19 nuk janë ndalur në asnjë moment në zhvillimin e tyre.
Rukiqi: Ky zgjerim nuk nënkupton zgjerim vetëm për kompaninë, por edhe mundësi e krijimit të vendeve të reja të punës
“Jam në një moment të rëndësishëm të kompanisë “Al Trade”, e cila po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Ky zgjerim nuk nënkupton zgjerim vetëm të kompanisë në fjalë, por nënkupton edhe një rritje të rëndësishme e cila krijon vendet të reja të punë, sidomos në një situatë të krizës ekonomike si pasojë e pandemisë. Andaj, kjo është arsye që sot jemi këtu bashkërisht ta festojmë këtë moment të rëndësishëm. Pra, e përcjell edhe mesazhin e asaj që kompanitë tona, pavarësisht të gjitha sfidave që i kanë pasur edhe në këtë kohë krize nuk janë ndal në asnjë moment”, theksoi Rukiqi.
Ndërsa, drejtori gjeneral i “Al Trade Center”, Sokol Gashani theksoi se klientët bashkëpunëtorët e tyre kanë qenë dhe janë një ‘ushtri’ për realizimin e synimeve të kompanisë.
Gashani: Klientët dhe bashkëpunëtorët tonë janë një ‘ushtri’ për neve që t’i realizojmë synimet tona
“Nuk është e tepër që t’i falënderoj të gjithë klientët tanë dhe bashkëpunëtorët për të cilët mundem me thënë që kanë qenë një ‘ushtri’ e madhe për neve që t’i shtyjmë synimet tona. Gjithashtu besoj që edhe do të jenë investitorë në synimet tona, sepse pa bashkëpunëtor edhe pa klientë që i besojnë punës sonë, edhe ne sot nuk ishim këtu ku jemi. Ju falënderoj për këtë besueshmëri që po e mbani për firmën tonë dhe na priftë e mbara suksese për të gjithë juve bashkëpunëtorë që jeni krah i firmës tonë, ndërsa edhe ne po besojë që do të jemi edhe krah i juaji”, tha Gashani.
Kjo familje llogaritet t’i ketë mbi 1 mijë punëtorë dhe mbi 100 mijë konsumatorë.
“Al Trade Market” po vazhdon t’iu qëndrojë besnik klientëve, banorëve të kryeqytetit me një dyqan që përmban produkte cilësore me një shumëllojshmëri të produkteve e po ashtu me çmime të përballueshme për ta.
Befasitë në këtë ditë nuk ndalen pasi për nderë të hapjes së pikës së re, “Al Trade Market”, ka përgatitur oferta të reja të cilat vlejnë për të gjitha pikat e “Al trade market”./I.Shabani/KP