Shoqata “Handikos”, së bashku me disa organizata të tjera, kanë organizuar aktivitetin me moton “Sot lëvizim bashkë!”, për nderë të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.
Duke qenë në fokus shpallja e vitit 2022 si vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë, “HANDIKOS”, këtë sivjet ndërgjegjësimin për qasje dhe gjithëpërfshirje e kanë bërë përmes vendosjes së karrocave nëpër ambiente të dy lokaleve të frekuentuara në sheshet e Prishtinës.
Kaltërina Misini nga Shoqata “Handikos”, foli për sfidat në të cilën gjenden këta persona. Ajo ka thënë se Kosova vetëm 6.7 për qind Kosova i përmbush standardet ndërkombëtare për këta persona.
“Ne edhe në bazë të një hulumtimi që e kemi kryer në vitin 2020 Kosova gjithëpërfshirëse dhe ku qëndron Kosova sipas standardeve ndërkombëtare, ka dal se qasja në raport me standardet ndërkombëtare përmbushet vetëm 6.7 për qind në vendin tonë e që është një shifër mjaft e ulët sepse ne çdo ditë mund të shohim se sa të pa qasshme janë ambientet trotuaret nuk janë në nivelizimin e duhur, ka mungesë të pjerrinave por ka edhe pjerrina pa standarde, nëpër institucione publike ku ndoshta personat me aftësi të kufizuara duhet të marrin shërbime esenciale qoftë ato shëndetësore, arsimore etj, ka mungesë të qasjes, ka mungesë të ashensorëve, të tualeteve të qasshme, kshtuqë ne po synojmë që të bëjmë thirrje që të nis përmirësim drejt kësaj të respektohet udhëzimi administrativ 33 2007 i cili i obligon të gjitha objektet që të kenë qasjen e duhur dhe sipas standardeve”.
“Për fat të keq deri më tani nuk është përmbushur, nuk është zbatuar si duhet. Përpos qasjes pra sfidë mbetet edhe përfshirja më e madhe në edukim të rregullt edhe punësimi mbetet në përgjithësi përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në jetën publike për çka ne po shpresojmë që të ketë nisma përmisuese drejt situatës. E dimë që edhe ky vit është edhe i shpallur si vit i personave me aftësi të kufizuara vendim të cilin e pat marr Qeveria e Kosovës më 3 dhjetor të vitit 2021”, tha ajo.
Tutje Misini tha se shpreson që të implementohen në plotni aktivitetet që janë përpiluar në bashkëpunim me organizatat me organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe ministritë përkatëse të qeverisë së Kosovës.
“Për kundër përpjekjeve të viteve të fundit të institucioneve prap vazhdojnë të mbesin sfidat. për ata edhe ne po duhet që të përsërisim çdo herë në shënimet e tilla, nëpër evente të tilla të njëjtat gjëra sepse nuk po bëhet aq sa duhet”, tha Misini
“Për fat të keq në shoqërinë tonë ende ekzistojnë paragjykimet stereotipat sa i përket mënyrës se si funksionojnë dhe si jetojnë personat me aftësi të kufizuara mirëpo ne si Handikos në vazhdimësi lobojmë dhe avokojmë në këtë aspekt madje për një periudhë të gjatë ne kemi mbajtur edhe ligjërata me nxënës nëpër shkolla fillore në Kosovë, në mënyrë që të vetëdisohen shoqëria se si ti qasen peronave me aftësi të kufizuar dhe të mësohen se ata në të vërtetë janë thjesht qytetar të rëndomtë të shoqërisë tonë dhe nuk duhet të shikohen asnjëherë më ndryshe sepse personat me aftësi të kufizuar duan jetën të dinjitetshme dhe të barabartë sikurse të gjithë të tjerët”.