Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe nënkryetari i Kuvendit, Bedri Hamza ka kritikuar mandatarin për kryeministër Albin Kurti se ka ndryshuar fjalët, duke prezantuar diçka tjetër nga ajo që ka prezantuar gjatë fushatës.
Hamza në seancën që po mbahet për votimin e Qeverisë Kurti 2, ka pyetur mandatarin se ku është fondi sovran dhe shërbimi ushtarak.
Sipas tij, Kurti ka lënë anash edhe sektorin privat, duke mos ofruar një plan sesi do të ndihmohet ky sektor.
Hamza – Kurtit: Ku është shërbimi ushtarak dhe fondi sovran
Video
“Ka një diskrepancë të madhe mes deklarimeve dhe asaj që jemi kah e shohim. Ka një diskrepancë të madhe mes programit të kaluar qeverisës dhe kësaj çka u prezantua sot, po i përmendi vetëm disa: ku është shërbimi ushtarak, ku është fondi sovran, ku është Banka zhvillimore, ku është fondi për banim dhe shumë çështje të tjera që ne sot nuk i dëgjuam. Ku është shteti i së drejtës[…]Asnjë fjalë për sektorin privat, si do të ndihmohet sektori privat, kur e dimë që kontribuuesi më i madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës është sektori privat, kur punëdhënësi më i madh është sektori privat. Z. Kurti kujdes prej presedanit, kujdes prej efektit domino”, tha Hamza.
Duek kujtuar veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje në të kaluarën, Hamza u shpreh se uron që kjo e fundit të ketë reflektuar./N.Jakupi/ /KP