Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani njihet si njeriu përplot dëshmi për krimet që kanë ndodhur nga paramilitarët serbë në Kosovë.
Barani i cili kishte qenë edhe vet ushtar i UÇK-së, ishte njeriu që me fakte e kishte gozhduar kriminelin, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq gjatë gjykimit në Hagë.
E në një intervistë të dhënë së fundi, e cila ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale, Halit Barani ka folur për formimin e celulave të para të UÇK-së në Mitrovicë.
“Më 1998 e kam formua togun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kodër të Baranëve Ylli 98. Ashtu edhe të gjithë e kanë pas të shënume në armë Ylli 98. Një kohë kam qëndru aty, pastaj kur e kem caktu komandantin dhe zëvendëskomandantin, Sadri Barani Komandant, Shem Barani zëvendëskomandant, pastaj edhe tre komandantë të tjerë të skuadrave. Unë iu kam thënë këtu tan kohën nuk muj, por kohë pas kohe vij, kështu unë du me lëviz edhe jam kthy prapë kam ardh në Mitrovicë”, ka thënë Barani.
Sipas tij, ai kishte vepruar bashkë edhe me heroin, Agim Ramadani.
“Kam vepru se edhe këtu kam pas bo përpjekje se kem qenë të angazhum ashtu, unë më formu në Tavnik, ish Tavnikun në lagjen Agim Ramadani, n’Shipol njësitet. Agim Ramadanin unë e kam pas shok, kemi vepru bashkë shumë, bashkë kemi udhëtu bashkë shumë”, është shprehet Barani.
Por ndër tjerash, Barani ka zbuluar emrin e një shqiptari, të cilin sipas tij, e kishin vrarë shqiptarët.
“Ndërsa Xhevat Isufi ka pas me formu në Shalë. Herët, Xhevati që e ka shkolla e Barës, që fatkeqësisht u vra nga shqiptarët. Kjo është fatkeqësi por ditën kur u vra me 3 janar 1999, nuk ka pas serbë aty afër kërkund. U vra natën në pritë, serbë s’ka pas, është fatkeqësi por është realitet”, ka deklaruar ndër tjerash Halit Barani. /Veriu.info/