Deputeti I VV’së Haki Aabazi, me një fotografi amatoreske ka kritikuar kundërshtimin që opozita iu ka bërë pasi nuk formuan Komisionin Hetimor për Energji, kështu duke bërë që të godasin tavolinat e të fishkëllejnë, shkruan Gazeta Metro.
Abazi, ka fotografuar nga prapa disa deputetë të PDK’së, derisa tha se veprimet e tyre tregojnë qyqarllëk.
‘’ Piskama e PDK, LDK dhe AAK në kuvend është qyqarllak dhe frikë nga progresi dhe suksesi i reformimit’’, shkroi ai.
Tutje Abazi pyeti se kë po e mbrojnë opozita, e kë po e përfaqësojnë.
‘’ Kënd po e mbrojnë dhe kënd po e përfaqësojnë, në interes të kujt janë duke vepruar?’’, thuhet tutje në postimin e tij./gazetametro.net