Hajt se s’ka dekë kush për bukë: A është ky reagimi që mund ta presim nga Qeveria përballë zullumit të çmimeve

- in Lajme

Si u shndërrua jeta e kosovarëve, në 48 orët e fundit, si në tregimin e Migjenit: Bukën tonë të përditshme, falna sot. Pse askush nga Qeveria nuk ndërmerr një veprim që do ta ndalte – ose të paktën, do ta jepte një mesazh për tregun që është harbuar me ngritjen enorme të çmimeve?  

Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën ta ndalin naftën dhe gazin prej Rusisë, presidenti Joe Biden dhe një mesazh të qartë:

“Agresioni rus po na kushton të gjithëve, por këtu s’ka vend për profiterët ose fryrjen e çmimeve. Dua të jem i qartë për atë çka nuk do ta tolerojmë”, tha presidenti Biden, shkruante Bloomberg, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, në Kosovë po vazhdon rritja enorme e çmimeve të produkteve ushqimore. Vetëm vaji, sot ka ‘hypë’ në mbi 3 euro – gati tri e gjysmë. Ne kemi informata këtu në desk, se edhe çmimi i ‘pudingut’ është rritur. (Po pudingu ç’pati këtu?)

Ajo që të lë pa fjalë në krejt këtë situatë, është mos reagimi i Qeverisë ose institucioneve përkatëse për këtë treg të harbuar çmimesh.

Pyetja logjike dhe më e shpejta që mund të bëhet në këto momente është: Qysh është e mundur – ende pa kaluar as 24 orë – të ngritet çmimi i vajit nga 1 euro e 70 centë, në 2 euro e 20 cent, e kur çeli mëngjesi – në 3 euro e gjysmë.

Ta risjellim këtu një shkrim të kryeministrit Kurti, për Ramazan në vitin 2019, ku i thurte fjali letrare varfërisë së kosovarëve.

 

 

Stiltistika letrare e Kurtit ishte për çdo lavdatë – migjeniane do të thonim, si diçka në: “Bukën tonë të përditshme, falna sot”.

Ja çka shkruante Kurti më 2019:

Kur perëndon dita, mbrëmja është ajo që e shuan urinë dhe e fashit etjen. Por, jo të gjithë kanë mbrëmje. Shumë nga populli ynë po kanë vetëm ditë të gjata pa bukë. Mbrëmja për ta do të vijë kur të perëndojë zullumi e zhvatja. Atëherë do të vijë edhe buka.  

Zullum e madje edhe krim po vlerësohet kjo që po ndodhë aktualisht në vendin tonë.

“3.49 euro vaji. S’ka të bëjë më as me krizen as me mungesen.  Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë.  Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaqu me situatën në teren. A ka inspektor ky vënd qe ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve”, shkruan deputetja Ganimete Musliu.

Gazetari Parim Olluri, shkruan:

“Sasi e limituar”

Ky njoftim jepet nga bizneset ngjitur me çmimin e vajit, sheqerit e miellit.

Ky eshte terrorizim i popullates. Shkaktim i panikut.

Ne anen tjeter, Qeveria Kurti ende nuk e ka kompletuar bordin e Autoritetit te Konkurrences. Ende nuk e ka rritur numrin e inspektoreve te tregut.

Me shume se sa krizen, tregtaret po e shfrytezojne mungesen e nje qeverie te forte qe shperndan gjoba per mashtrimet me çmime ne kohe krize.

E kane gjete bute. Tash hedhin valle.

Ne vend se te mendojne per mundesine e gjobitjes nga shteti, tregtaret jane duke menduar per ndonje Rolls Royce a far Bugati nga fitimet e kesaj krize.

Ilir Mirena, shkruan si më poshtë:

Me panikun e krijuar, edhe nga vet qeveria, nuk kane faj qytetaret qe blejne ushqime ne sasi me te medha. Por, nuk kane faj as tregtaret te cilet i kane rritur çmimet. Mos pritni racionalitet dhe ndershmeri prej asnjeheres pale, as prej ne konsumatoreve e as prej tregtareve. Ne, nga frika do te blejme se me shume mallra te konsumit ditor, e meqe kerkesa eshte shume e madhe tregtaret do t’i shesin ato me çmime sa me te larta.

Por, per dallim prej nesh, shtetet dhe shoqerite e organizuara kane mekanizma qe nuk lejojne, ose te pakten ia dalin ta mbajne njefar kontrolli ne situata te tilla. Ai mekanizem e ke emrin Qeveri.

Fatkeqesisht, ne nuk kemi.

Prandaj, per kete çmenduri me çmime faji ka emer, Qeveria Kurti….

Ja një pjesë nga novela e Migjenit:

Hëë, do bukë? Kur të t’apin bukë, ke për të kërkue tlyn, mandej mish e mbasandej ke për të kërkue shtëpi me diell, hëëë, jo. S’duhet me besue bota njashtu. Jo! S’ka bukë!

Bukë! Aman! Vdiq Lili!

-Jo, mos kujto se ka me vdekë. S’ka vdekë te na kush për bukë.

Periskopi