Hajnat kapen mat duke vjedhur metale në ‘Trepçë’, kërcënojnë rojet: Lëshone rrugën se trutë n’tokë ua qes

- in Lajme

Vjedhjet e rënda janë tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Shtëpi, biznese, markete, barnatore, xhami e institucione financiare shumë shpesh janë cak i hajnave, që ua vënë syrin parave e gjësendeve me vlerë. Raste të tilla shpesh kryhen edhe në grup e me plan të detajuar, por ndodhë që gjithçka të shkojë huq, pasi hajdutët kapen në flagrancë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur mbrëmë në Minierën me Flotacion “Trepça”, ku dy persona kanë tentuar të kryejnë vjedhje në njësinë  e Elektrolizës. Të dyshuarit u kapën mat teksa ishin bërë gati ta avullonin një sasi të metaleve të ndryshme e pajisje të tjera.

Punëtorët e sigurimit u përballën me të dyshuarit, pasi njëri prej tyre i kërcënoi me armë  duke iu thënë “Lëshone rrugën se trutë t’i qes n’tokë” dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohura.

Burimet thonë se posa Policia është njoftuar për rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë marrë deklaratat e rojeve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “Kanosje”, si dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/