Ish-missi i Kosovës, Agnesa Vuthaj ka qenë cak i një vjedhje, ku pësoi dëm prej qindra mijëra eurosh para kesh dhe një vlerë të madhe të stolisë. Sipas raportit të brendshëm të Policisë, bukuroshes kosovare i janë vjedhur mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe stoli në vlerën e rreth 300 mijë eurove.
Raporti i brendshëm i Policisë së Kosovës, që e ka publikuar Demokracia, tregon se ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku hajnat vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera.
Sipas këtij raporti, Policia është njoftuar nga sigurimi i lagjes, pasi që Vuthaj nuk gjendej në shtëpi.
“Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin e lagjes dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhet në raportin përshkrues të Policisë.
Lidhur me rastin është lajmëruar edhe Prokuroria ndërkohë që në Polici, përkundër insistimit të medias, nuk kanë dhënë më shumë detaje.
Raporti i brendshëm i policisë, që media Demokracie kishte qasje në të:/Periskopi