Sulmeve të ushtrisë në Mianmar nuk i kanë shpëtuar as fëmijët pas grushtit të shtetit atje. Prej shkurtit numërohen 536 viktima nga përplasjet e armatosura, ku mes tyre janë 43 fëmijë.
Të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga forcat e armatosura në Mianmar që prej grushtit të shtetit në muajin shkurt.
Të dhënat u bënë publike nga organizata e të drejtave “Save the Chlidren” teksa viktima me re në moshë ka qenë një 6-vjeçar.
Dëshmitarët thonë se ushtria ka sulmuar njerëz në mënyrë të rastësishme në rrugë, ndërsa disa janë vrarë në shtëpitë e tyre, raporton Ora News.
Familja e 6-vjeçares së vrarë thotë se ajo u qëllua nga policia teksa vrapoi drejt babait të saj gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre në fund të Marsit.
“Ata trokitën në derë dhe kur dera u hap pyetën babain tim nëse ishte ndonjë person tjetër në shtëpi. Ai tha jo por ata e akuzuan se po gënjente dhe nisën të kërkonin nëpër shtëpi. Atë moment motra vrapo drejt babait atëherë ata qëlluan drejt saj” tha motra 25-vjeçare e viktimës.
Mes viktimave janë edhe një 14 vjeçar që besohet se është qëlluar shumë pranë shtëpisë së tij dhe një 13 vjeçar i cili po luante në rrugë.
Organizatat e mbrojtjes së të drejtave ngrenë shqetësimin se dhuna do të ketë ndikim në shëndetin mendor të fëmijëve pasi ata vuajnë nga stresi dhe frika./KP