Nga aksidenti tragjik rrugor në hyrje të Shtimes ku humbën jetën katër persona kanë arritur të mbijetojnë dy persona të tjerë.
Drejtori i Spitalit të Ferizajt, bëri të ditur se një grua shtatzënë dhe burri i saj janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Mësohet se të dy janë në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga aksidenti.
Drejtori i Spitalit, tha se gruaja ka fraktura në këmbë si dhe krahun e thyer.
Po ashtu ai bëri të ditur se një nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë derisa po transportohej për në spital.
Burime nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se çifti janë nga fshati Begrancë i Kaçanikut.
Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes ndërsa Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.