Gruaja i kërkon burrit 10 mijë euro për t’ia kthyer vajzat

- in Lajme

Shtetasi kosovar ka njoftuar të hënë Policinë e Kosovës se bashkëshortja e tij i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri.

 

Sipas Policisë, e dyshuara për t’i sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për ti sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro:, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.