Një funeral në Peru u ndërpre në mënyrë dramatike pasi “një trokitje” u dëgjua nga brenda një arkivoli.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, familja e Rosa Isabel Cespedes Callaca ishte mbledhur në qytetin e Lambayeque për të bërë nderimet e fundit më 26 prill.
Bëhej fjalë për varrimin e Rosa që ishte përfshirë në një aksident të rëndë në rrugën Chiclayo-Picsi të rajonit.
Aksidenti i mori jetën kunatit të saj dhe aty u plagosën rëndë nipat e saj.
Ajo ishte shpallur ‘e vdekur’ pas përplasjes së tmerrshme dhe më vonë e ngarkuan në një arkivol përpara funeralit të saj.
Por kur të afërmit e saj ngritën strukturën prej druri mbi supet e tyre, ata filluan të dëgjonin tinguj të çuditshëm.
Ata ulën arkivolin dhe hapën kapakun për të gjetur një Rosa të dobët, por “që po i vështronte”.
Kujdestari i varrezave Juan Segundo Cajo tha: “[Ajo] hapi sytë dhe ishte duke djersitur. Shkova menjëherë në zyrën time dhe thirra policinë”.
Të afërmit e tronditur e dërguan më pas, edhe pse ende në arkivolin e saj, në Spitalin Referencial Ferrenafe në Lambayeque.
Pasi atje, Rosa u zbulua se kishte shenja të dobëta të jetës.
Por gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo vdiq tragjikisht vetëm disa orë më vonë. /Telegrafi/