Gruaja e plagosur sonte në Prishtinë ishte kalimtare e rastit

- in Lajme

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, konfirmoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Jeronim De Rada”.

U raportua se njëra prej viktimave është një grua, e cila ishte kalimtare e rastit në momentin kritik.

Sipas raportimeve, ajo gjendet në gjendje kritike, ndërsa i plagosuri tjetër është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njotimin e policisë./Demokracia