Antonio Griezmann ishte njeriu kryesor që e frymëzoi Barcelonën drejt një fitoreje shumë të rëndësishme ndaj Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33 të La Ligas spanjolle.
Takimi nuk nisi aspak mirë për skuadrën e Ronald Koeman të cilët u gjenden në disavantazh pas vetëm 26’ minutave lojë kur realizoi Chukvuaze, përcjell KosovaPress.
Por, ishte sulmuesi francez Antonio Griezmann ai i cili reagoi shpejtë dhe realizoi dy gola brenda shtatë minutave (28’ dhe 35’) për ta përmbysur shpejtë rezultatin.
Në pjesën e dytë nuk pati gola të tjerë të shënuar por vlen të përmendet përjashtimi me karton të kuq i Trigueros nga radhët e Villarrealit në minutën e 65’ të ndeshjes.
Kështu Barcelona mori tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull dhe tani ka pikë të barabarta me Real Madridin që gjendet në vendin e dytë dhe ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Tabelën e kryeson Atletico Madridi me 73 pikë dhe sonte nga ora 21 luan si mysafire e Athletic Bilbaos./KP