Greqi, 25 viktima nga COVID-19, rriten rastet në kujdesin intensiv

- in Rajoni dhe Bota

Greqia konfirmoi sot 25 vdekje shtesë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 5 997 në total, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Mosha mesatare e të gjitha fataliteteve ishte 79 vjeç, 95,6 % kishin një gjendje shëndetësore bashkëshoqëruese, raporton ATSh.

Gjithsej, në kujdesin intensiv (ICU) janë 276 individë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç.

EODY regjistroi, gjithashtu, edhe 638 raste të reja infektimi me COVID-19, nga të cilat katër u identifikuan në pikat e hyrjes në vend.

Rastet në Greqi janë gjithsej 164 575 nga të cilat 6 045 kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 52 595 me raste infeksioni tashmë të konfirmuara./KosovaPress