Greqia dhe Kosova do të ndeshjen në stadiumin “Panthessaliko” për ndeshjen katërt të grupit të dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Mediat greke e shohin këtë ndeshje si shumë e rëndësishme për futbollistët e Gustavo Poyet.
Sport24 shkruan se nëse Greqia arrin t’i mposhtë kosovarët, siç bëri disa ditë më parë në Prishtinë, atëherë do ta ketë siguruar vendin e parë në grup. Kjo do të thotë se pas shumë vitesh ajo do të ketë arritur një qëllim.
Njëkohësisht, ky portal shkruan se grekët do të ngjiten në Ligën B, ndërsa do të sigurojë edhe një biletë për play-off-in e Euro 2024, në rast se nuk përfundon në dy vendet e para në grupin e saj kualifikues për Kampionatin Evropian.
Besimi në skuadrën greke është i madh pasi sipas tyre skuadra ka shfaqur një imazh të shkëlqyer në tre ndeshjet e fundit dhe dëshiron t’i mbyllë në mënyrën ideale këto katër ndeshje.
Kjo vjen pasi në ndeshjen e fundit Greqia fitoi 3-0 ndaj Qipros me dy gola të shënuar në pjesën e parë. E vetmja ngjarje që e prishi festën greke ishte dëmtimi i rëndë i Dimitris Limnios dhe njoftimi për këputjen e ligamentit.
Sport24 shkruan se është e sigurt se bashkëlojtarët e Limnios do të luajnë për të kundër Kosovës, pasi 24-vjeçari do të jetë pranishëm në stadiumin e qytetit ku ka lindur.
Formacioni i mundshëm i Greqisë
Mediumet e kanë përcjellë edhe stërvitjen e fundit të ekipit në drejtimin e Pogetit. Timonieri uruguaian nuk ka treguar shumë, por thuhet se i ka mbajtur lojtarët vigjilentë, për të qenë gati për këtë ndeshje vendimtare.
Në portë do të jetë Odysseas Vlachodimos, ndërsa katërshja e mbrojtjes nuk do të ndryshojë me Konstantinos Mavropanos dhe Pantelis Chatzidiakos në qendër, ndërsa Konstantinos Tsimikas dhe George Baldock në krahë.
Treshja e mesfushës mendohet të përbëhet nga Petros Mantalos, Dimitros Kourbelis dhe lideri Anastasios Bacasetas. Megjithatë, ekziston edhe mundësia që Mantalos të kalojë në krahë të sulmit, që t’i lërë vend në mesfushë Andreas Bouchalakis .
Nëse ndodh ai ndërrim Georgios Masouras dhe Anastasios Douvikas do të jenë në sulm.
Megjithatë sipas këtij mediumi nuk duhet të përjashtohet edhe mundësia që Gustavo Poget të përgatisë një tjetër surprizë për ndeshjen ndaj Kosovës. /Telegrafi/