Një femër ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në institucionin mikrofinanciar në Prishtinë, kishte shkuar një person me maskë anti Covid në fytyrë dhe i ka marrë para.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Viktima nga frika të dyshuarit ia kishte dhënë parat dhe më pas i dyshuari ishte larguar këmbë nga vendi i ngjarjes.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./KP