Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutave në pompën e derivateve ‘Slovenia Petrol’.
Dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë të hollat dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të shkollës ‘Hilmi Rakovica’.
Sinjali mëson se Policia ka bërë bllokimin e rrugëve dhe është duke kërkuar intensivisht personat e dyshuar.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por që të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me rastin.