Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, punëtor i një kompanie pastrimi në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë, viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia