Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza kanë kënduar sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, me rastin e shënimit të 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mirëpo, ky nuk është koncerti i parë, i mbajtur në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Konjufca e ka kopjuar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, i cili 9 vjet më parë kishte organizuar koncert live në nderim të UÇK-së.
Në seancën festive të 12 qershorit 2015, Filarmonia e Kosovës kishte performuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit.
/Demokracia