Gjykimi për vrasjen e boksierit Besar Nimani: Të shtëna me armë zjarri jashtë gjykatës, plagoset vëllai i të dyshuarit

- in Lajme

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar jashtë objektit të Gjykatës në Gjermani, ku ka filluar gjykimi për vrasjen e boksierit nga Kosova, Besar Nimani.

Sipas Bild, është qëlluar vëllai i të pandehurit.

Para Gjykatës ka dalur Huseyin Akkurt, që është i akuzuar për vrasjen e kosovarit që jetonte në Gjermani.

“Dikush po qëllon jashtë”, u dëgjuan disa dëshmitarë.

Vëllai i të akuzuarit dyshohet se u qëllua në këmbë./Demokracia