Gjykimi i krerëve të UÇK-së drejt fundit, më 4 prill përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë

- in Lajme

Më 4 prill do të përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë, në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kjo është bërë e ditur në konferencën e sotme në Gjykatën Speciale.

Prokurorët thanë se kanë mbetur edhe 20 dëshmitarë, por që jo të gjithë do të dëshmojnë në Gjykatë.

“4 prill është data e fundit e parashikuar, nuk do të thërrasim asnjë dëshmitar pas kësaj date. Brenda 15 prillit do të dorëzojmë mocionet e fundit me shkrim. Pra do të përfundojmë me provat tona brenda 15 prillit”, tha prokurori.

“Javën tjetër kemi dy dëshmitarë, për marsin 1 dëshmitarë. Dhe do të japim përditësime të tjera për marsin, sapo të kemi. Disa prej dëshmitarëve kanë probleme bashkëpunimin me shtetet e treta, sigurinë, ne po bëjmë çka po mundemi. Do të kemi shkurtim të dëshmitarëve, i referohem parashtrimit 2877. Dhe kemi njoftuar dhe ekipet e mbrojtjes për këtë. Të gjithë dëshmitarët do të vinë brenda marsit. Ekziston mundësia që ndonjë dëshmitar që ka mbetur të mos e thërrasim, do kërkojmë që të pranohen me shkrim, nëse do të marrim këtë vendim”, tha ai më tutje.

“Për momentin i vetmi dëshmitar i konfirmuar për marsin është W0403, dëshmitarë të tjerë nuk i kem evidentuar, por nëse do të kemi dëshmitarë të tjerë do të iu njoftojmë. Vetëm 20 dëshmitarë kanë ngelur tashmë, disa do të vijnë në sallë, disa do të pranohen sipas rregullave”, tha ai./Demokracia