Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar sot nga Gjykata Speciale me kushte të rrepta.
Sipas njoftimit të Speciales thuhet se ndonëse Kilaj është liruar, ai vazhdon të jetë i dyshuar në proceset e Dhomave të Specializuara, ku njëra ndër do është dorëzania në shumë prej 30 mijë euro si kusht paraprak për lirimin e tij.
“Kilaj nuk duhet të largohet nga territori i Kosovës, përveçse me leje të një paneli kompetent të DhSK-së dhe t’i dorëzojë Administratores pasaportën dhe çfarëdo dokumenti tjetër udhëtimi të tij”.
“Duhet të japë adresën në të cilën do të banojë gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe të paraqitet çdo javë në policinë e Kosovës, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Administratorja”.
“Nuk duhet të bëjë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, deklarata publike në media dhe/ose mediat sociale lidhur me DHSK-në, ZPS-në dhe ose proceset e DHSK-së, përfshirë deklarata që përmbajnë kërcënime, dhunë ose frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të hetimit penal”.
“Duhet të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore të kërkuar nga DHSK-ja dhe të përmbushë çdo vendim apo urdhër tjetër të Gjykatës. Gjykatësi i Vetëm theksoi se në rast të mospërmbushjes së ndonjë prej kushteve, do të lëshohet menjëherë urdhër për arrestimin e z. Kilaj”, thuhet në njoftimin e Speciales/Demokracia