Gjykata merr vendim për gjashtë të rinjtë që dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e 11-vjeçares në Prishtinë

- in Lajme

Blendin Sadiku, Gëzim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake si të dyshuar për keqpërdorimin seksual ndaj vajzës 11-vjeçare në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjykata ka konfirmuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të dyshuarve në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Gjashtë personat që u arrestuan dje dyshohen për për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi”.

Ata dyshohet se në muajin qershor kanë keqpërdorur seksualisht vajzën e mitur, e cila dyshohet se një javë më parë është dhunuar seksualisht për disa orë nga pesë persona të ndryshëm, të cilët po ashtu janë dërguar në paraburgim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/