Gjykata merr vendim ndaj 14 të dyshuarve që u arrestuan në aksionin kundër fajdes

- in Lajme

Pronarët e auto salloneve dhe kompanive të tjera, që u arrestuan bashkë me bashkëpunëtorët e tyre nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdes, kanë dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake. Në këtë seancë është marrë vendim mbi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria thonë se Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën dhe iu ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarve: Egzon Salihut, Besnik Salihut, Fadil Salihut, Ardi Saraqit, Shefik Rexhepit, Lindrit Haradinajt, Ramiz Ademit, Mujë Ademit,Kadri Gërbeshit, Ajvaz Muzaqit, Bashkim Osmanit, Bahri Abazit, Nexhmi Abazit dhe Shukri Haxhiut.

Gazeta Sinjali dje dhe sot ka publikuar detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë, ku arsyetohej kërkesa për caktimin e masës së sigurisë, nën dyshimin për veprat “Fajde”, “Detyrim” dhe “Shamangie nga tatimi”.

Cilat janë auto sallonet dhe bizneset tjera që u bastisën, disa prej pronarëve të të cilave përfunduan në prangat e Policisë?

Auto salloni Besa në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Besnik Salihu dhe Fadil Salihu (Fadil Salihu, i arrestuar)

Auto salloni Lipjani në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Egzon Salihu (pronari i arrestuar

Auto salloni Fita në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Fitim Vërshevci

Auto salloni Iliri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Ilir Vërshevci

Auto sallon Royall në Emshir në Prishtinë: Kreshnik Dervishi

Auto salloni Buna M në Vushtrri: Ajvaz Muzaqi (pronari i arrestuar)

Auto sallon Binni  Vushtrri: Ibrahim Gërbeshi

Ndërmarrja prodhuese Dona Laberon në Podujevë: Bashkim Osmani (pronari i arrestuar)

N.T. Euro Abi SHPK në magjistralen Prishtinë Ferizaj: Shefik Zeqiri (pronari i arrestuar)

Kush janë të arrestuarit e tjerë?

Listën me emrat e personave të arrestuar, të cilët ndodhen nën masën e ndalimit, nën dyshimin se kanë kryer tri vepra penale, Sinjali e ka publikuar ekskluzivisht disa orë pas aksionit.

image 7

Gjatë kontrolleve që janë kryer në të gjitha lokacionet janë konfiskuar rreth 20 vetura, rreth 8 armë e dhjetëra fishekë, shufra e prova të tjera, që do të shfrytëzohen si dëshmi. Sinjali mëson se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar edhe rreth 84 mijë euro para të gatshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/