Gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

- in Lajme

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se një rast i tillë ka ndodh edhe sot në Fushë Kosovë.

Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes janë gjetë dy gëzhoja.

Deri tani, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.

/GazetaSinjali/