Një shtetasit të Maqedonisë së Veriut me inicialet B.Xh i kishte rënë protofoli në Han të Elezit, por pas një pune hetimore, policia gjeti se atë e kishte marrë një 42 vjeçar me inicialet D.A.
Stacioni policor në Han të Elezit njoftin se më datën 28.07.2021, rreth orës 19:00 kishte pranuar një informacion nga një person me inicialet B.XH, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili posa ka kaluar pikën kufitare në Han të Elezit, në rrugën ‘’Adem Jashari ‘’, pasi kishte blerë ca gjëra ushqimore në një dyqan, i kishte rënë portofoli.
“Me të kuptuar që nuk e ka portofolin, e lajmëron policinë dhe jep deklaratë me shkrim në stacionin e policisë. Policia, pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve , siguron informacione rreth personit të dyshuar që ka marr portofolin dhe me datën 11.08 .2021 e shoqëron të dyshuarin me inicialet D.A ( M/K) i moshës 42 vjeçar, nën dyshimin së në mënyrë të kundërligjshme kishte përvetësuar dhe mbajtur në pronësi pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në këtë rast portofolin me dokumente personale të tij zvicerane dhe para rreth 175 euro dhe 30 franga”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me këtë policia, pasi interviston të dyshuarin , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij iniciohet rast penal ‘’Shpërdorim i pasurisë së huaj’’ dhe rasti mbetet në procedurë të rregullt., ndërsa në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe dokumentet./KP