Pas pesë ditë kërkimi, është gjetur trupi i pajetë i fshatarit nga fshati Vuçë i Leposaviqit.
Kjo është bërë e ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim. Në njoftim thuhet se trupi i pajetë është gjetur nga pjestarët e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim Shpëtim, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët.
“Është gjetë trupi i pajetë në ditën e 5 të kërkimit i fshatarit nga fshati Vuçë i Leposaviqit nga Pjestarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me shoqatën Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zjarrëfiksit dhe bashkfshatarë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.
/Demokracia