GJENDET PERSONI I ZHDUKUR NË FERIZAJ

- in Lajme

Bukurije Hasan Neziraj (46) nga Talinovci i Muhaxherëve të Ferizajt, e cila konsiderohej person në kërkim, është gjetur sot, ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Vëllai i saj, ka njoftuar policinë, se motra e tij Bukurije Neziraj, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, te halla e tyre dhe gjendja e sajë shëndetësore është e mirë.

Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast.

https://kosovapress.com/zhduket-nje-46-vjecare-ne-ferizaj/KP