Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Policia tregon se trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur mëngjesin e së shtunës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP