Një foshnje pa shenja jete është gjetur në fshatin Ballovc të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Periskopi