Një person është gjetur i vdekur në një stallë të bagëtive në Gllogjan të Deçanit. Trupi i pajetë i të ndjerit u gjet mëngjesin e së shtunës.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Raportohet se në stallë të bagëtive, është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KP