GJASHTË MUAJ BURG ME KUSHT PËR NXITJE TË PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT

- in Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me gjashtë muaj burg me kusht të akuzuarin H.H. për veprën penale nxitja e përçarjes dhe mos durimit.

 

Siç thuhet në një komunikatë për media, dënimi nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari brenda periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej 1 viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.