Një gjarpër i llojit Vipera amodytes apo në shqip Nepërka helmuese, është shfaqur gjatë ditës së sotme në veturën e një banori të Podujevës.
Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, nëpërka helmuese, shihet në motorin e veturës së banorit nga Podujeva.
Kjo ka shkaktuar frikë të madhe tek pronari i veturës.
Për këtë lloj të gjarprit dhe rrezikshmërinë nga ai, ditë më parë ka shkruar edhe fotografi i njohur Arian Mavriqi.
Ai kishte hasur në këtë lloj të gjarprit në fshatin Keçekollë të Prishtinës.
Madje, ai kishte porositur që të kenë kujdes të gjithë qytetarët nga ky lloj i gjarprit.
Shkrimi i plotë nga Arian Mavriqi:
Të dashtun! Kështu duket Gjarpëri me helmues në Evropë (Vipera amodytes) apo Nepërka helmuese! Duke e ditë se kanë filluar ditë të nxehta, ato paraqiten edhe tek ne dhe kujdes sepse edhe kamufllimin thuajse e kane perfekt!
Ila boni kujdes! Mirëmbetshi.
Fotografitë i kam realizuar ne Keqekollë, Komuna e Prishtinës.
Btë: Me shpernda kete postim veq hajr boni. /Llapi.info