‘GERMIN’: KUNDËR KQZ-SË PËR VERIFIKIMIN E VOTUESVE PËRMES TELEFONATAVE

- in Lajme

Lirim Krasniqi, drejtues i OJQ-së “GERMIN”, në “Aktual” foli për kundërshtitë e kësaj organizate ndaj KQZ-së për verifikimin e votuesve nga mërgata përmes telefonatave.

 

“Jemi kundër kësaj ideje për dy arsye: e para, mënyra e trajtimit të votuesve nga jashtë është kundërkushtetuese, si dhe me institucionet ndërkombëtare që parasheh ligji për barazi dhe të drejtat për zgjedhje, se votuesi nga jashtë po duhet të kalojë nëpër disa procese e ky është një trajtim i pabarabartë, krahasuar me votuesit tjerë brenda vendit; e dyta është forma e verifikimit përmes telefonit, që nuk është praktikuar në asnjë lloj instance gjyqësore ma herët, sepse telefoni nuk është mjet identifikimi dhe një qytetar ka të drejtë të mos ketë telefon”, sqaroi Krasniqi.

Tutje aai theksoi mundësinë e shkeljes së të drejtave të njeriut përmes kësaj metode identifikimi, që, sipas tij, njeriu mund të mos ketë telefon, mund të mos jetë i qasshëm në telefon dhe, kështu i mohohet e drejta për të votuar, që i garantohet me Kushtetutë.

“Prandaj, duke u nisur nga këto fakte, ne po shikojmë mundësinë që ta kontestojmë këtë vendim të KQZ-së”, ndonëse Gjykata Supreme na ka kundërshtuar kërkesën tonë, por ne do të vazhdojmë më tej, qoftë përmes Avoktati të Popullit te Gjykata Kushtetuese” deklaroi Krasniqi.

Tutje Krasniqi sqaroi për ecurinë e votimit nga jashtë, që kjo OJQ ka vëzhguar, që duke parë mangësitë e deritashme, tani mund të japin alternativa tjera për t’iu shmangur keqpërdorimeve në procesin e votimit nga jashtë.

“Më e mira do të ishte mundësia e votimit të mërgatës përmes votimit fizik nëpër ambasada, konsulata, apo edhe vendet tjera për t’i ikur mundësisë së keqpërdorimit të votës jashtë vendit, por edhe votimi me postë, kështu, sigurohet e drejta e votimit sikurse brenda vendit.”, shtoi Krasniqi

Ai ftoi mërgatën që të mos ndalen nga barrierat e mundshme që mund t’i dalin, por të vazhdojnë të përqëndrohen në mbështetjen e vendit në të gjitha format./RTK