Gazetarja nga Brukseli: Franca nuk kushtëzoi liberalizimin e vizave për Kosovën

- in Lajme

Gazetarja nga Brukseli, Xheraqina Tuhina, ka folur për mbledhjen e sotme të Grupit Punues për vizat pas raportimeve se Franca kishte kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Asnjë shtet nuk ka kundërshtuar liberalizimin e vizave. Franca nuk ka kushtëzuar liberalizimin e vizave. Të paktën jo sot. Ajo ka shprehur disa kërkesa, por nëse do të insistojë në disa kërkesa, atëherë mund edhe të stagnojë procedura… Atmosfera ishte shumë pozitive”.

“Gjithçka varet se sa ngulmuese do të jetë Franca – meqë lidhet me procesin ETIAS, i cili asnjëherë nuk ka qenë plotësisht operacional. Kjo kërkesë pak a shumë mund edhe të bie në ujë. Ndërkaq sa i përket riatdhesimit, këto janë pak më serioze si kërkesa. Nëse nuk gaboj, Kosova ka marrëveshje për riatdhesim me shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian,”./Sinjali