Gazeta spanjolle “AS”: Kosova kërcënon Spanjën me mos zhvillim të ndeshjes

- in Sport

Pas “Marcas”, tashmë edhe gazeta tjetër e madhe spanjolle “AS” ka shkruar në lidhje me reagimin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës i cili erdhi si reagim ndaj Federatës Së Futbollit të Spanjës e cila iu referuar Kosovës si “territor” dhe jo si shtet.

Në artikullin e saj “AS” shkruan se skuadra e Kosovës ka lëshuar një deklaratë të ashpër kundër Federatës Spanjolle të Futbollit në të cilën kërcënon të mos luajë ndeshjet kualifikuese për Kupën Botërore të Katarit. Çështja vjen si rezultat i një cicërimi të publikuar nga llogaria zyrtare e Kombëtares së Spanjës në të cilën ata i referohen Kosovës si “territori i Kosovës”, në prezantimin e ndeshjes që parashikohet të luhet më 31 në Sevilje, përcjellë KosovaPress.

“Të ballafaquar me një situatë të tillë, ata paralajmërojnë se do të luajnë ndeshjet vetëm nëse lejohet një prezantim me himnin kombëtar dhe flamurin, siç përcaktohet nga rregulloret e UEFA-s. Përveç kësaj, ata theksojnë në shënimin e botuar në faqen e tyre të internetit se kanë vendosur kontakte me organin e kryesuar nga Luis Rubiales për një korrigjim të shpejtë. “, thuhet në shkrimin e “AS”./KosovaPress