Gazeta londineze citon një “burim të afërt” me Qeverinë e Kurtit: Ndikimi turk në Kosovë do të rritet

- in Lajme, Rajoni dhe Bota
PRISTINA, KOSOVO - JULY 16: (----EDITORIAL USE ONLY - MANDATORY CREDIT - 'PRIME MINISTRY OF KOSOVO / HANDOUT' - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS----) Kosovan Prime Minister Albin Kurti poses for a photo with officials after receiving Turkish-made Bayraktar TB2 drones in Pristina, Kosovo on July 16, 2023. PRIME MINISTRY OF KOSOVO / Anadolu Agency,Image: 789456777, License: Rights-managed, Restrictions: *** HANDOUT image or SOCIAL MEDIA IMAGE or FILMSTILL for EDITORIAL USE ONLY! * Please note: Fees charged by Profimedia are for the Profimedia's services only, and do not, nor are they intended to, convey to the user any ownership of Copyright or License in the material. Profimedia does not claim any ownership including but not limited to Copyright or License in the attached material. By publishing this material you (the user) expressly agree to indemnify and to hold Profimedia and its directors, shareholders and employees harmless from any loss, claims, damages, demands, expenses (including legal fees), or any causes of action or allegation against Profimedia arising out of or connected in any way with publication of the material. Profimedia does not claim any copyright or license in the attached materials. Any downloading fees charged by Profimedia are for Profimedia's services only. * Handling Fee Only ***, Model Release: no

Një burim i afërt me qeverinë kosovare duke folur për gazetën londineze “Middle East Eye” ka thënë se si rezultat “i qasjes të të marrin me të mirë (appeasment) Serbisë nga Perëndimi, rëndësia strategjike e Turqisë është në fokus të mprehtë” brenda lidershipit kosovar, dhe se ndikimi turk në Kosovë “ka të ngjarë të forcohet në mënyrë të konsiderueshme”.

Në një artikull kushtuar blerjes së fundit të dronëve Bayrakt që shkaktoi acarim të madh në Serbia, media britanike ka kontaktuar, siç thonë ata, edhe dikë brenda qeverisë kosovare për të marrë vlerësime prej tyre.

“Një burim i afërt me Qeverinë e Kurtit duke folur për MEE-në tha se qeveria kosovare në të kaluarën kishte zgjedhuer të mbante një distancë publike nga adminsitrata turke e Presidentit Recep Tayyip Erdogan ‘pavarësisht marrëdhënieve të forta institucionale’”, shkruan gazeta londineze.

Burimi qeveritar i thotë se ka ekzistuar një frikë në Prishtinë që po të kishte pasur një percepsion që Kosova po afrohej ngushtë me Erdoganin “mund të kishte ngjallur dyshimet e Perëndimit”.

“Sidoqoftë, është thelbësore që liderët perëndimorë të pranojnë se Kurti është një politikan pragmatik që e kupton realpolitikën dhe i përshtatet rrethanave në ndryshim. Brenda lidershipit të Kosovës, qetësimi i vazhdueshëm i Serbisë nga Perëndimi ka sjellë në fokus të thellë rëndësinë strategjike të Turqisë”, shtoi burimi.

“Si rezultat, ndikimi turk në Kosovë ka të ngjarë të forcohet në mënyrë të konsiderueshme, duke çuar në intensifikimin e lidhjeve dypalëshe, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes”, ka thënë mes tjerash ky burim i afërt me qeverinë kosovare për median londineze.-/Demokracia