Gani Jakupi, i angazhuari nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, i është gëzuar një lajmi të rremë se kinse Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, po shkarkohet nga detyra e të dërguarit special të SHBA-së për Çështjet e Ballkanit Perëndimor.
“Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, shkroi Jakupi në “X”.
Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!
☹️ https://t.co/ThrTqZ4kLyGani Jakupi (@GaniJakupi) May 5, 2024
Lajmin e shpërndarë edhe nga Gani Jakupi i cili paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj, Departamenti amerikan i Shtetit e quajti falsifikim, në një përgjigje për Gazetën Express.
Një zëdhënës i DASH-it tha se “pretendimet e bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme” dhe se Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij./Demokracia