Fytyrë tjetër e Kosovës, fiton me paraqitje fantastike

- in Sport

Tri ditë pas humbjes dëshpëruese nga Greqia, Kosova zhvilloi një paraqitje krejt tjetër ndaj Irlandës së Veriut, për të mbetur në garë për vendin e parë në grup.

Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen, shkruan Gazeta Express.

Ishte minuta e nëntë, kur Kosova kaloi në epërsi, pasi Muriqi shënoi nga penalltia.

10 minuta më vonë, Zymer Bytyqi shënoi golin e dytë, pas asistimit nga Milot Rashica.

Në fund të pjesës së parë erdhi një “dush i ftohtë” për Kosovën, pasi Irlanda e Veriut e ngushtoi epërsinë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova e riktheu epërsinë e dyfishtë të vendasve, pasi Muriqi shënoi golin e dytë personal sonte.

Në minutën e 83-të Irlanda e Veriut e ngushtoi epërsinë përmes Ballard.

Në fund. Irlanda e Veriut pati disa raste shumë të mira, por pa arritur ta gjenin cakun

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.

Të dielën Kosova e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja. /Gazeta Express