Junior Firpo mund të jetë goditja e radhës në merkato e kryesuesve të Milanit.
Sipas gazetarit të njohur italian, Klaudio Raimondi, si lojtari ashtu edhe Barcelona duan transferimin në Milano. Lajmi i orëve të fundit është se klubi katalanas kërkon të mbyllë këtë marrëveshje me kuqezinjtë sepse është shumë pranë akordit me futbollistin e Chelseas, Marcos Alonso. Por së pari, katalanasit duhet të shesin Firpon, transmeton “Panorama”.
Drejtuesit e “Djallit” kërkojnë fillimisht huazimin e anësorit deri në fundin e sezonit dhe më pas mund ta blejnë kartonin e tij për shumën e 15 milionë eurove. Gjithçka pritet të qartësohet në orët në vazhdim./RTK