Fshati kosovar ku të gjithë banorët e kanë mbiemrin Gashi dhe kanë dy fe

- in Kuriozitete

Fshati Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit ka dy karakteristika shumë interesante.

Të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishtërizmin. Fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme.

Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para një dekade janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. Në Brus ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, por edhe të reja.

Bursi me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të komunës së Lipjanit. Për të arritur në të duhet kaluar nëpër territorin e dy komunave, Prishtinës dhe Artanës.

Edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare është në maksimum.

Prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është profesioni i vetëm i shumicës së banorëve të Brusit. Në këtë fshat ka 30 furra të posaçme në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill për skarë.