Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet në ShBA dhe mundësia që Richard Grenell të jetë pjesë e kabinetit të tij ka krijuar një lloj frike tek partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje.
Përplasjet e ofendimet shumta që kishin bërë karshi Richard Grenellit nga Vetëvendosje në vitet 2020-2021 ishin të shumta, sidomos pasi Trump kishte humbur zgjedhjet katër vite më parë, shkruan Demokracia.com.
Eksponentët e Vetëvendosjes ishin shkuar aq larg sa e kishin quajtur “rrugaq” Richard Grenellin.
5 dhjetor 2020 | Dimal Basha: Një rrugaq e ‘bully’ sikurse Grenelli…
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, me 5 dhjetor 2020, pasi ishte rrëzuar Qeveria Kurti 1, kishte shpërthyer me ofendime kundër Richard Grenellit.
Ai e quante Grenellin “rrugaq” e “bully” dhe se bashkëpunimi me të për të rrëzuar Qeverinë Kurti 1 ishte tradhti kombëtare.
Por, deputetët e pushtetit tash kanë filluar të pendohen për ofendimet kundër Grenellit e Trumpit që i kishin bërë në kurriz të Kosovës.
Deklaratat skandaloze kundër Trump dhe Grenell | Deputetët e Vetëvendosjes i quajnë “të pamatura” dhe kushdo që ka folur kundër tyre duhet të mbaj përgjigjësi
Pushteti dhe eksponentët e tyre tash kanë filluar të frikësohen nga deklaratat që dikur i kishin bërë kundër Grenellit e Trumpit.
Me 7 nëntor, para tre ditësh, deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, u pyet nga Front Online për deklaratat e ministres së MPJ-së, Donika Gërvalla, kundër Trumpit e Grenellit dhe ai dha këtë përgjigje: “Proces i mirë dhe demokratik dhe si rezultat i qytetarëve të SHBA. Kushdo që ka deklaru publikisht mban përgjegjësi”, ishte shprehur Zyba.
DONALD TRUMP, FITUESI I ZGJEDHJEVE NË SHBA
Në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump arriti të fitoi kundër Kamala Harris, me rezultat të thellë.
Donald Trump ka përfunduar garën me 312 vota të kolegjit elektoral, duke e mposhtur kundërkandidaten Kamala Harris me 226./Demokracia.com/