Ish-kandidati për president në Francë, Arno Gujon, është suspenduar nga rrjeti social Twitter për shkak të postimeve të tij.
Gujon, që tani punon si zyrtar i qeverisë serbe, ishte shpallur non-grata nga Kosova për shkak të agjendës së tij përçarëse.
Lajmin e ka bërë të ditur Petrit Selimi në Twitter.
“Unë kam shkruar për vite me radhë për Arno Gujon, ish-kandidatin për president të Francës nga partia supremaciste e bardhë, i cili promovoi agjendën shumë përçarëse në Kosovë.
Ai tani është zyrtar në qeverinë serbe (dhe non grata në Kosovë), por Twitter e pezulloi përgjithmonë sot. Mirë!”, ka shkruar ai.
I’ve been writing for years about Arno Gujon, the former French presidential candidate from white supremacist party who promoted highly divisive agenda in Kosovo. He’s now an official in the Serbian gov (and non grata in Kosovo) but @Twitterpermanently suspended him today. Good! pic.twitter.com/sVoKJMytTv
— Petrit Selimi (@Petrit) August 18, 2022