Balkanism”, një faqe që publikon fotografi të vjetra nga vende të Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit, që kanë për synim provomin dhe njohjen me kulturën e këtyre vendeve, ka publikuar një fotografi të vjetër të Prizrenit, shkruan Express.
Në këtë foto shihen njerëzit duke kaluar kah rrugicat e ngushta dhe me kalldrëm, ato që e karakterizojnë edhe sot Prizrenin.
“Rrugët me kalldrëm dhe rrugicat e ngushta të Prizrenit përshkruajnë shumë nga historia e larmishme dhe e rëndësishme e qytetit”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.
Nuk dihet autori i fotografisë, apo data kur është shkrepur, mirëpo duket se fotoja është e para disa vitesh./Express
https://www.instagram.com/p/CcBMbctIdJl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cbbf7130-8b66-4e5a-b8f7-88008d890c19