FOTO: Takimi me kinezin Cheng Lei, Rama e heq flamurin e Kosovës nga tavolina

- in Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës së djeshme e ka pritur në objektin e komunës, Cheng Lei, Shef i Zyres së Kinës në Kosovë. Kryetari Rama i është përshtatur pak diplomatit kinez, shteti i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Pamja ballore e zyrës së takimeve që zhvillon Rama me palët e ndryshme, gjatë ditës së djeshme ishte pak më ndryshe. Nga tavolina u hoq flamuri i shtetit të Republikës së Kosovës, u la vetëm ai i Komunës së Prishtinës dhe një i Republikës së Kinës.

“U informova se Qeveria e Kinës deri tani ka lëshuar viza për më shumë se 1000 përfaqësues biznesesh nga Kosova. Falenderova z. Lei për frymën bashkëpunuese dhe shpreha gatishmërinë të mirëpresim turistë kinez në Kryeqytet si dhe të avancojmë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve. Në fund, i përcolla z. Lei shpresën që Kina të njeh sovranitetin e Kosovës sa më parë”, ka shkruar Rama.

Ky nuk është takimi i vetëm i Ramës që e zhvillon në atë kënd të zyrës me përfaqësues të ndryshëm.

Demokracia.com ka shkarkuar disa fotografi të takimeve të Ramës dhe në të gjitha takimet shihet flamuri i Republikës së Kosovës. /Demokracia.com/

/Demokracia