FOTO: Policia i gjen pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës

- in Lajme

Policia e Kosovës ka gjetur pesë zolla ditën e sotme në afërsi të Manastirit të Banjskës.

Rastin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e e veriut, Veton Elshani.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar.”, tha Elshani.

Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, rreth orës 03:00 në fshatin Bajnskë është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë nga terroristët serbë ku si pasojë e gjuajtjeve mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Situata vazhdimisht ishte e tensionuar si pasojë e të shtënave me armë mes grupit të armatosur dhe policisë.

Nga ky sulm terrorist u bë e ditur se tre terroristë serbë janë vrarë, dje disa të tjerë të përfshirë në sulm u arrestuan, disa nga të cilët më pas u liruan, derisa tre prej tyre, Dushan Maksimoviqit, Vladimir Toliqit dhe Blagoje Spasojeviqit u është vazhduar paraburgimi dy javë më parë, edhe për dy muaj./Demokracia