Dhjetë ditë pas agresionit të Serbisë mbi Kosovën, ku nga një sulm terrorist mbeti i vrarë një epror i Policisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ia ka mësyrë Brukselit.
Ai sot është parë duke udhëtuar nga Prishtina për në Bruksel, kryeqytetin e Evropës, ku Kosova e Serbia kanë lënë peng dialogun mes tyre.
Demokracia.com ka siguruar edhe fotografi nga udhëtimi i Bislimit drejt Brukselit.
Nga burime brenda Zyrës së Kryeministrit, Demokracia.com ka mësuar se gjatë javës së ardhshme planifikohet të mbahet një takim ndërmjet palëve, por ende dihet cili do të jetë niveli i përfaqësimit. Po ashtu, mësohet se Bislimi ka shkuar në Bruksel për përgatitjen e këtij takimi.
Ndonëse bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje palëve që edhe pas sulmit të 24 shtatorit të kthehen në tavolinën e bisedimeve, Qeveria e Kosovës nuk e ka treguar pozicionin e saj karshi procesit të dialogut. /Demokracia.com/